PRIZRENI ME RAJON

Një muaj paraburgim për oficerin korrektues në Prizren që dyshohet për ryshfet

Një muaj paraburgim për oficerin korrektues në Prizren që dyshohet për ryshfet
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2022, 12:29

Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar 30 ditë paraburgim oficerit korrektues në Prizren, B.R i cili po dyshohet për marrje ryshfeti, mëson Gazeta Sinjali.

Rexhaj u kap në flagrancë më 16 mars, pasi i njëjti dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara për një person të paraburgosur.

Po ashtu, pas arrestimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e tij.

SHKK ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion për arrestimin e zyrtarit korrektues.

“ShKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika