Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit A.P për veprën penale kanosje.
Një muaj paraburgim ndaj prizrenasit i cili kanosi prindërit e tij

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “Me datë 17 mars, në shtëpinë e përbashkët familjare, i ka kanosur të dëmtuar – prindërit e tij, me vepra apo gjeste se do t’i privoj nga jeta ose do t’i shkaktoj lëndim të rëndë trupor, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri fillimisht fjaloset me të dëmtuarit – prindërit e tij, duke i ‘u kërkuar të holla, i ‘u bënë presion në vazhdimësi, dhe më pas i kanos me fjalët “Unë po dal në qytet, kur të kthehem nëse iu gjejë në banesë do t’iu vras”,dhe në vazhdimësi i njëjti shkakton ankth, frikë dhe pa siguri tek të dëmtuarit”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

