Nisma Socialdemokrate – Dega në Prizren, përmes një shkrimi ne faqen e tyre në facebook, kanë bërë të ditur se do të fillojnë bisedimet me partitë tjera opozitare në Prizren për thirrje të një seance të jashtëzakonshme për ta shpallur kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën “Person Non Grata”.
Shkrimi i plotë:
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, duke parë situatën jashtëzakonisht jo të mirë politike në Prizren, dhe duke parë dështimet e Kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, në veçanti sot pas dështimit të Seancës së Kuvendit, në konsultim me Kuvendarët e saj, NISMA do të fillojë bisedimet edhe me partitë e tjera opozitare për thirrje të një seance të jashtëzakonshme për ta shpallur Mytaher Haskukën “Person Non Grata”, për arsye se si qytetar me origjinë nga Prizreni ka keqpërdorur besimin e qytetarëve nga zgjedhjet e fundit lokale duke dëmtuar rëndë imazhin e qytetit tonë, me qeverisjen e keqe, me shumë afera korruptive dhe njerzë të cilët tashmë kanë aktakuza nëpër Gjykata dhe shumë të tjerë duke u hetuar për shkelje ligjore dhe vjedhje të parasë publike!





