LAJME

Vidhet një veturë në Prizren, policia nis hetimet

Vidhet një veturë në Prizren, policia nis hetimet
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shtator 2026, 07:59

Dje, një qytetari në Prizren i është vjedhur vjedhur vetura.

Policia bën të ditur se rasti është raportuar të premten, ndërsa vjedhja dyshohet se ka ndodhur ndërmjet orës 00:30 dhe 07:00.

Viktima, ka deklaruar se persona të panjohur ia kanë marrë veturën me targa vendore.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se brenda intervalit kohor, personi- persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën me targa vendore”, thuhet në njoftim.

Në raport thuhet po ashtu se rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika