- Reklama -

Nisin punimet për Stadiumin në Suharekë, kostoja rreth 11 milionë euro – do të ketë mbi 6500 ulëse

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harjulla Çeku, bashkë me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kanë vënë sot gurthemelin për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Komunën e Suharekës, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vlerën prej rreth 11 milionë euro.

Kurti e ka quajtur këtë lajm të jashtëzakonshëm për Suharekën dhe futbollin e sportin e Kosovës, duke shtuar se ky stadium është i kategorisë 2 + sipas UEFA-s dhe do të ketë më shumë se 6500 ulëse.

- Reklama -

“Ky është investim i madh kapital, 11 milionë euro dhe tash presim që qytetarët e Suharekës, komuna këtu, ta përcjellin përditë, në mënyrë që punimet të shkojnë mbarë e sa më shpejt e në fund ndoshta të kryhen edhe para 750 ditëve, ndoshta edhe për më shpejt se dy vjet”, ka deklaruar Kurti, sipas njoftimit të ZKM’së.

Ndërkohë, Çeku tha se disa stadiume tashmë janë në realizim, disa përfundojnë shumë shpejtë, të tjerat nisin ndërkohë.

“Jam shumë i lumtur që Suharekës po ja nisim këtë investim shumë të rëndësishëm bashkë me fushën ndihmëse që tashmë është në përfundim e sipër. Pra këtu po zhvillohet një kompleks i rëndësishëm. Jam më së shumti i gëzuar për talentat, talentet e reja që veç e kanë pritur infrastrukturën, në mënyrë që potenciali i tyre me qenë maksimal. Po e shoh edhe sot prezencën dhe gëzimin e tyre. Është ditë feste për Suharekën, por edhe për Kosovën”, ka deklaruar Çeku.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort