PRIZRENI ME RAJON

Nis rregullimi i rrugës Vërmicë-Prizren

Nis rregullimi i rrugës Vërmicë-Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2020, 15:10

Mbrëmë në media u raportua për rrugën Vërmicë-Prizren, në të cilën ishte çarë rruga dhe kishte filluar të shembej një pjesë tek anësoret.

Si pasojë e kësaj shoferët shfrytëzonin vetëm njërën anë të rrugës, gjë që paraqiste rrezik të madh për jetët e tyre.

Por pas raportimit të mediave, kompania përgjegjëse për rregullimin e rrugëve është parë në mëngjes duke punuar për ta eliminuar prishjen.

Siç duket punëtorët kanë gërryer dhe kanë pastuar këtë pjesë ku nesër do të benohet pjesa tek anësoret dhe do të punohet në shtrimin e asfaltit./IndeksOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika