LAJME

Nis ndarja e mjeteve për subvencionimin e librave, publikohet katalogu nga MASH-i

Nis ndarja e mjeteve për subvencionimin e librave, publikohet katalogu nga MASH-i
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Gusht 2026, 14:49

Ka filluar ekzekutimi i mjeteve për subvencionimin e librave shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit ka vendosur të subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollor për fëmijët.

Prindërit që i kanë  fëmijët në klasën e parë apo të dytë janë subvencionuar për tekste shkollore me 60 euro, për klasën e 3 me 65 euro, për klasën e katërt 70 euro, të pestën 80 euro, të gjashtën e shtatën 90 euro, ndërsa për të tetën dhe të nëntën 100 euro.

Viti shkollor nis më 1 shtator, ndërsa Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm të enjten katalogun e librave për vitin shkollor 2026/27.

“Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.  MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në uebfaqen e Ministrisë.  Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të shitjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e shitjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore”, ka njoftuar MASH-i.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika