Suhareka ishte sonte qyteti nikoqir i ‘Turneun të Ndryshimit’ të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se ndihet i lumtur që “Kushtrimi i nisur në Kryeqytet, po bie edhe këtu; po bie edhe në Suharekë”.
Duke përëritur zotimin për rritjen e koeficientit në 150 qysh në javën e parë të qeverisjes, Abdixhiku tha se “aty ku s’kanë bërë punë në rrugë për katër vjet, ne kemi projekt infrastrukturore që transformojnë këtë shtet”. “Aty ku shtrenjtimi i energjisë elektrike s’ka fund, ne kemi plan për Central me Gaz, për stabilitet furnizimi, për një ekonomi të sigurt me partnerë! Rruga e Re, ka 120 projekte, ka 5 miliardë euro investime, ka 5 miliardë euro buxhet, ka 5% rritje ekonomike”, tha Abdixhiku.





