PRIZRENI ME RAJON

Nga sot, shoqëria civile monitoron procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Prizren

Nga sot, shoqëria civile monitoron procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2022, 13:56

Të mërkurën është mbajtur konkursi për përzgjedhjen e drejtorëve në tre institucione shkollore në Prizren, ndërsa pjesë e monitorimit të procesit kanë qenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Një gjë e tillë është mirëpritur përmes një postimi në facebook nga aktivistja e shoqërisë civile në Prizren, Tringa Kasemi.

Postimi i plotë

Shoqëria civile në Prizren nga sot nis monitorimin e procesit të përzgjedhjes së drejtorave/eve për shkolla.

Deri këtu jemi në rregull, procesi nis hapur.

Tutje mbetet të shihet, sa janë të sinqerta premtimet dhe sa do të zbatohen praktikat e përzgjedhjes jashtë favoreve politike e brenda kritereve të duhura.

Shpresojmë e urojmë të mos zhgënjehet askush!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika