Nga sot, 15 nëntor 2026, në Kosovë fillon zbatimi i detyrimit ligjor për pajisjet dimërore në automjete, i cili do të jetë në fuqi deri më 15 mars 2027.
Sipas legjislacionit në fuqi, gjatë kësaj periudhe të gjitha automjetet që marrin pjesë në trafik duhet të jenë të pajisura me pajisjet e përcaktuara për sezonin dimëror.
Për automjetet deri në 3.5 tonë, kërkohen goma dimërore në të gjitha rrotat, me shenjën M+S, M&S ose MS. Si alternativë, mund të përdoren goma verore me thellësi të profilit së paku 4 milimetra, së bashku me zinxhirë dëbore për rrotat aktive.
Për automjetet mbi 3.5 tonë, zbatohen kërkesa të veçanta për pajisjet dimërore, varësisht nga kategoria dhe karakteristikat teknike të automjetit.
Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të sigurohen me kohë se automjetet e tyre i plotësojnë kushtet e kërkuara, në mënyrë që të kontribuojnë në sigurinë në trafik gjatë muajve të dimrit.
Policia e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve njoftojnë se gjatë kësaj periudhe:
Automjetet deri në 3.5 ton duhet të pajisen me goma dimërore në të gjitha rrotat. Automjetet mbi 3.5 ton duhet të kenë goma dimërore në rrotat kryesore dhe, kur rruga është e akullt ose me borë, përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.Gomat dimërore duhet të jenë të shënuara me simbolin M+S, MS ose M&S.