LAJME

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prizren, viktima dërgohet në strehimore

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prizren, viktima dërgohet në strehimore
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2026, 13:06

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 10 nëntor 2026, ndërsa arrestimi është kryer më 13 nëntor, pas hetimeve.

“Më 13.11.2026 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e veprës së lart cekur”, thuhet në raportin policor.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në strehimore.

I dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi të tjera për rrethanat e rastit./KP

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika