LAJME

Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të trafikut në kryeqytet

Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të trafikut në kryeqytet
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2026, 10:38

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar një plan operativ të sigurisë për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet në orën 15:00 në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sipas policisë, masat e sigurisë kanë nisur që nga ardhja e ekipit mysafir në Kosovë, duke përfshirë përcjelljen dhe sigurimin e tij gjatë lëvizjeve dhe qëndrimit në vend.

Policia ka bërë të ditur se gjatë lëvizjes së eskortës mund të ketë kufizime apo ndërprerje të përkohshme të trafikut rrugor, ndaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika