LAJME

Katër persona të lënduar nga aksidenti në autostradë në Duhël të Suharekës, përfshihen tri vetura

Katër persona të lënduar nga aksidenti në autostradë në Duhël të Suharekës, përfshihen tri vetura
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Nëntor 2026, 17:25

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 40-të, në zonën e Duhles së Suharekës.

Në aksident, i cili është raportuar rreth orës 14:00, kanë qenë të përfshira tri automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Referuar informacioneve nga terreni, ju konfirmoj se një aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve është raportuar rreth orës 14:00, në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ km 40, në Duhël të Suharekës. Në aksident raportohet për katër persona të lënduar, ndërsa për shkallën e lëndimeve të tyre mund t’i adresoheni shërbimeve shëndetësore”, ka deklaruar Hoxha për Gazetën Sinjali.

Ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore dhe shkallën e lëndimeve të personave të përfshirë në aksident.

Sipas Policisë, Njësia për Kontroll në Autostrada është duke trajtuar rastin dhe po zhvillon hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika