PRIZRENI ME RAJON

Nga e enjtja fillon shtrimi me asfalt i rrugëve kryesore të Prizrenit

Nga e enjtja fillon shtrimi me asfalt i rrugëve kryesore të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Maj 2022, 17:14

Komuna e Prizreni përmes një njoftimi në faqen e tyre në facebook kanë njoftuar se nga data 26.05.2022 fillojnë me projektin ‘’Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit’’.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të projekteve për rregullimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Prizrenit,

Nga data 26.05.2022. çdo natë nga ora 22:00 – 06:00 do të zhvillohen punimet në Unazën e Parë të Qytetit, e cila do të asfaltohet sipas projektit ‘’Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit’’ 🛣,

Punimet do të zhvillohen:

➡️nga Trekëndëshi (tek Prokuroria) në drejtim të rrugës ‘’Remzi Ademaj’’,

➡️Rruga kryesore, Rruga ‘’Adem Jashari’’,

➡️Rruga ‘’Ankara’’ (te Shtëpia e Bardhë),

➡️vazhdon me rrugën ‘’Zahir Pajaziti’’ (nga rrethi i ish-Benaf-it) dhe rrugën ‘’Kosova’’ (pika ku kanë filluar punimet)

Ekzekutimi i punimeve do të bëhet në faza (me pjesë) dhe një shirit qarkullues do të jetë i lirë për qarkullim.

Do të punohet në formë efikase që punimet të përfundojnë në kohën më të shkurtër.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika