Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti do të ndryshojë në ditët në vazhdim.
IHMK bën të ditur se, pas këtyre ditëve të fundit me temperatura të larta, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik.
“Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, njofton IHMK.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.