Në përkujtim të betejës së Kabashit, dega e OVL të UÇK- së në Prizren, në bashkëpunim me shoqatat e dalura nga lufta me 17.03.2023 në ora 10:00 do të organizojë homazhe në varrezat e dëshmorëve nëe Landovicë, ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, sekretari i kësaj organizate, Isa Berisha.
Nesër përkujtohet 24 vjetori i betejës së Kabashit

Ai njofton se më pas, në ura 12:00 pranë lapidarit në fshatin Korishë, do të mbahet manifestimi kushtuar betejës së Kabashit por edhe ditës së shkollës,prandaj ftojë të gjithë familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët që të marrin pjesë në këtë ditë përkujtimore.
Në betejën e lavdishme të Kabashit të 17 marsit të vitit 1999 ranë heroikisht në krye të dëtyrës tre dëshmorët nga Korisha, Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

