Gratë dhe vajzat aktiviste në Prizren, nesër nga ora 12:00 në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas do të organizojnë një marsh protestues për më shumë të drejta për gratë dhe vajzat dhe pozitën e tyre të pafavorshme në shoqërinë tonë.
“Duke pasur parasysh pozitën jo të kënaqshme të vajzave dhe grave në vendin tonë, pozitën politike e ekonomike të tyre, dhunën ndaj tyre, mendojmë se ka edhe shumë punë e angazhime së bashku të cilat na presin për tu realizuar në të ardhmen.
Me këtë rast, ne si gra dhe vajza aktiviste të Prizrenit, për ta shënuar këtë ditë kemi vendosur të marshojmë e të kërkojmë drejtësi e barazi për vajzat dhe gratë e Prizrenit, por edhe të gjithë vendit tonë.





