PRIZRENI ME RAJON

Nesër landovicasit në protestë për mbylljen e Deponisë, do të bllokohet për një orë rruga e transitit

Nesër landovicasit në protestë për mbylljen e Deponisë, do të bllokohet për një orë rruga e transitit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shtator 2023, 12:48

Përfaqësuesit e lagjeve të fshatit Landovicë, kanë dërguar një kërkesë në adresë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, për t’i njoftuar organet e rendit se ditën e enjte nga ora 10:00-11:00 do të protestojnë duke e bllokuar rrugën e transitit, me një kërkesë të vetme, mbylljen e Deponisë Regjionale në këtë lokalitet, për shqetësime të vazhdueshme ndaj banorëve dhe mosmirëmbajtjes së duhur.

Njoftimi i plotë:

Me datë 12.09.2023, banorët e fshatit Landovicë i drejtohen me me këtë njoftim Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren për protestën paqësore.

Protesta bëhet me qëllim të mbylljes së Deponisë së Mbeturinave në Landovicë.

Banorët e fshatit Landovicë, pas shumë përpjekjeve të arsyeshme me vite të tëra janë munduar në mënyra të të ndryshme ligjore si: kërkesa, intervista në TV, me dëshmi të marra nga Deponia Regjionale, pamje të inçizimeve që që shfaqin pamjen e Deponisë se në çfarë gjendje të mjerueshme është, por që nuk kanë patur ndikim përmirësimin e mirëmbajtjes me standartet e kërkuara nga menaxhimi i Deponisë.

Me datë 14.09.2023, nga ora 10:00-11:00, në rrugën e transitit tek Deponia Regjionale në Landovicë, do të organizohet protesta paqësore nga vetë banorët e Landovicës.

Protesta do të ketë këto veprime:

1. Bllokimi i hyrjes së kamionëve të mbeturinave
2. Masës duhet t’i sigurohet hapësirë në rrugë për shkak të lëvizjes së veturave
3. Në protest nuk do të përdoret asnjë mjet për bllokimin e rrugës nga ana e banorëve
Nëshkrimet për organizimin e kësaj proteste janë bërë nga përfaqësuesit e lagjeve të fshatit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika