Në zemrën e Terzimahallës, aty ku emocionet rrjedhin si ujë dhe lidhin çdo gjeneratë me kujtime të pashlyeshme, ju ftojmë të përjetoni këtë histori përmes fotografive që sjellin në jetë ritmin, zakonet dhe emocionet e një bote unike. Ky projekt synon të kultivojë memorien kolektive dhe të mbrojë trashëgiminë kulturore rome, duke nxjerrë në pah pasurinë shpirtërore dhe kulturore që përçohet brez pas brezi.
Me dashuri dhe përkushtim ndaj rrënjëve tona, synojmë të ruajmë dhe të përcjellim vlerat, zakonet dhe ritmet që formësojnë identitetin tonë. Lërini këto histori të flasin dhe të krijojnë një lidhje të padukshme me shpirtin Rom.
Ekspozita “Dubo: Lidhja e Padukshme” që do të hapet nesërmbrëma na Kino “ Lumbardhi” me fillim në ora 19:00, sjell në pah një udhëtim përmes kujtimeve kolektive të komunitetit Rom, duke e lidhur të kaluarën me të tashmen përmes imazheve që pasqyrojnë ritmet, zakonet dhe emocionet e tyre.
Me këtë projekt synohet ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore rome, duke kultivuar memorien e përbashkët dhe identitetin shpirtëror të komunitetit. Çdo fotografi tregon një histori, krijon një urë mes brezave dhe mbart me vete një thirrje për të ruajtur rrënjët tona të përbashkëta.
Ekspozita do të jetë e hapur për dy ditë. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është realizuar nga Gynesh Veshall dhe Esad Duraki.