PRIZRENI ME RAJON

Nesër edhe në shkollat e Shqipërisë ora e parë e mësimit i kushtohet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Nesër edhe në shkollat e Shqipërisë ora e parë e mësimit i kushtohet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Qershor 2022, 19:39

Ditën e nesërme ora e parë të mësimit në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës do t’i kushtohet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Vendimi i qeverisë është njoftuar nga kryeministri Edi Rama.

Nesër, më 10 qershor shënohen 144 vite nga ngjarja më e rëndësishme e historisë së shqiptarëve.

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar, politike dhe ushtarake që prej periudhës së Skënderbeut.

Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika