PRIZRENI ME RAJON

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Gjonaj

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Gjonaj
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2023, 14:15

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Gjonaj të Hasit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Totaj përmes një postimi në facebook.

Njoftimi i plotë:

Një lajm i mirë për qytetarët e Komunës së Prizrenit, sidomos për sportistët dhe tifozët e futbollit.

Sot, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës, për ndërtimin e stadiumit, sipas standardeve të UEFA-së, në fshatin Gjonaj.

Rëndësia e këtij stadiumi është e madhe, pasi, Komunës sonë po i shtohet edhe një arenë sportive ku do të zhvillohen ndeshje e gara të të gjitha kategorive në futboll.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika