PRIZRENI ME RAJON

Nënshkruhet kontrata për renovimin e shtëpisë së kulturës në Zhur

Nënshkruhet kontrata për renovimin e shtëpisë së kulturës në Zhur
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shkurt 2025, 09:00

Është nënshkruar kontrata për renovimin dhe funksionalizimin e shtëpisë së kulturës në Zhur. Ky objekt do të jetë në shërbim të qytetarëve të Zhurit për aktivitete të ndryshme kulturore, duke i ofruar komunitetit një hapësirë të re për zhvillimin dhe promovimin e kulturës lokale, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Lokale- Zhur.

Bashkësia Lokale në Zhur ka shprehur mirënjohjen për kryetarin ,Shaqir Totaj lidhur me angazhimin e tij dhe duke kontribuar me përkushtim në funksionalizimin dhe realizimin e këtij projekti që kishte mbetur më shumë se një dekadë.

Renovimi i shtëpisë së kulturës pritet të nisë së shpejti, dhe do të sjellë një impuls të ri për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike, duke i dhënë Zhurit një qendër të rëndësishme për grumbullimin e banorëve dhe ruajtjen e traditave, thuhet në njoftimin e BL-Zhur.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika