Faqja zyrtare e komunës së Prizrenit, njofton se nënkryetari i kësaj komune, Kujtim Gashi, ka vizituar kryetarin e komunës së Edirnes, Recep Gürkan, me ç’rast biseduan për projektet e përbashkëta që do të realizohen në kuadër të binjakëzimit mes Komunës së Prizrenit dhe asaj të Edirnes.
Kuvendi i Komunës së Prizrenit, ditë më parë, ka miratuar propozimin e kryetarit Shaqir Totaj, për binjakëzim mes Prizrenit dhe Edirnes.





