PRIZRENI ME RAJON

Në Zhur, shoferi shkel këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Në Zhur, shoferi shkel këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2021, 12:52

Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se dje në fshatin Zhur ka ndodhur një aksident trafiku, ku një automjet ka goditur një këmbësor.  Sipas policisë, pasi ka goditur këmbësorin, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, raporton TV Prizreni.
“Fsh. Zhur, Prizren, 28.03.2021-09:35. Është raportuar për një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore i cili me pasqyrë godet një këmbësor mashkull kosovar. Drejtuesi i automjetit i panjohur deri me tani pas goditjes së këmbësorit largohet në drejtim të panjohur. I lënduari pas tretmanit mjekësor lirohet për në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika