Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040,(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008”), Statutit të Komunës së Prizrenit Nr. 01/011-5643 të 15 tetorit 2008 si dhe Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Prizrenit në bashkëpunim me Zyrën për Informim organizon:
Qytetarë të nderuar të Komunës së Prizrenit, ju njoftojmë që të merrni pjesë në dëgjimin publik për: Projekt-buxhetin e komunës për vitin 2023. Ky dëgjim publik, organizohet nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe Zyra për Informim.
Dëgjimi publik do të mbahet më 12.09.2022 (e hënë) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit e cila gjendet në Shtëpinë e Bardhë, në orën 10:00.





