PRIZRENI ME RAJON

Në Rahovec më shumë vota merr Vjosa se Albini

Në Rahovec më shumë vota merr Vjosa se Albini
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shkurt 2021, 08:34

KQZ-ja ka përfunduar me numërimin e votave të kandidatëve për deputet në komunën e Rahovecit.

Mediumi lokal “Rahoveci 24.com” ka arritur të siguroj top 5-shën më të votuar të LVV-së në këtë komunë. Kësaj liste i prinë Vjosa Osmani e pas saj radhiten lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i pasuar nga Visar Korenica, Glauk Konjufca e Arben Vitija.

Kandidati i VV-së në Rahovec, Visar Korenica ka arritur të siguroj 5194 vota, pa i përfshirë 7 vendvotime.

Më e votuara nga lista e LVV-së në këtë komunë është Vjosa Osmani me 6789 vota.

Më poshtë keni listën e plotës të top 5-shes së kandidatëve më të votuar nga radhët e LVV-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika