PRIZRENI ME RAJON

Në Prizren konfiskohen mbi 1700 euro false, arrestohen dy persona

Në Prizren konfiskohen mbi 1700 euro false, arrestohen dy persona
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2023, 20:57

Policia në Prizren  ka arrestuar dy persona në aksionin e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Gjatë ktij aksioni janë konfiskuar 1 mijë e 704 euro, pasi dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se dy persona janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar.

Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:

  • Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

  • Monedha në sasi prej 2 X 2=4 euro
  • Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),
  • Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe
  • Katër telefona mobil.

Totali i parave të sekuestruara është:

  • 1704 euro monedha metalike (nga dy euro).

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.  Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika