Pastrimi, mbjellja e luleve dhe drunjëve dekorativ në shumicën e parqeve të Prizrenit janë disa nga aktivitetet që po i shohim këto ditë.
Në Prizren ka filluar pastrimi, mbjellja e luleve dhe drunjëve dekorativ në shumicën e parqeve

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në facebook.
“Ka filluar pastrimi, mbjellja e luleve dhe drunjëve dekorativ në të gjitha parqet e Komunës së Prizrenit. Sot, është pastruar dhe dekoruar me bimë parku te monumenti i NATO-s në Prizren, që është një prej lokaliteteve të kërkuara për vizitë nga turistët dhe pikë që shfaq mirënjohjen tonë për aleancën euro-atlantike. Inkurajoj që bashkë t’i mirëmbajmë parqet, t’i hedhim mbeturinat atje ku duhet, të bëhemi pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve dhe të lëvizim me mjete që nuk e ndotin ambientin.”, ka shkruar Totaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

