PRIZRENI ME RAJON

Në Prizren arrestohet një person për zjarrvënie

Në Prizren arrestohet një person për zjarrvënie
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Gusht 2021, 14:20

Policia e Rajonit të Prizrenit ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie.

Rasti thuhet se është shkaktuar më 9 gusht në orën 14:20, ndërsa Policia të premten ka arritur të arrestoi të dyshuarin, që ka shkaktuar zjarret në rrugën e “Flamurit” në Prizren.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Flamurit, Prizren 09.08.2021-14:20. Në lidhje me rastin është raportuar se me 13.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka kryer veprën penale. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë se Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika