PRIZRENI ME RAJON

Në prani të atasheut për kulturë të Ambasadës Gjermane, Dr. Sebastian Leuschner, nxënësve të “Loyola-Gymnasium” u shpërndahen giplomat DSD I

Në prani të atasheut për kulturë të Ambasadës Gjermane, Dr. Sebastian Leuschner, nxënësve të “Loyola-Gymnasium” u shpërndahen giplomat DSD I
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Tetor 2022, 19:13

Më 30 shtator 2022 ishte një ditë e madhe për nxënësit e “Loyola-Gymnasium”, të cilët pas disa muajsh morën diplomat e tyre të provimit të gjuhës gjermane DSD I. Ceremonia e ndarjes së diplomave u drejtua nga këshilltari i gjuhës gjermane, Martin Häusler, i cili mbajti një fjalim, ndërsa të pranishmit, përmes një fjale rasti i përshëndeti edhe drejtori i “Loyola-Gymnasium”, Enver Sulaj.

Një moment i rëndësishëm ishte prania e atasheut për kulturë në Ambasadën Gjermane në Kosovë, dr. Sebastian Leuschner, i cili i përgëzoi nxënësit, mësuesit dhe shkollën për suksesin e arritur.

Ceremonia e shpërndarjes së diplomave të gjuhës gjermane DSD1u shoqërua me pjesë muzikore nga Franz Schubert dhe shfaqjen e një mini-koncerti, të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika