Home PRIZRENI ME RAJON Në muajin korrik, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do t’i zhvillojë ndeshjet me Danimarkën dhe Zvicrën në Prizren

Në muajin korrik, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do t’i zhvillojë ndeshjet me Danimarkën dhe Zvicrën në Prizren

0
Në muajin korrik, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do t’i zhvillojë ndeshjet me Danimarkën dhe Zvicrën në Prizren

Përmes një postimi na facebook, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka pritur në vizitë drejtuesit më të lartë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku janë dakorduar që gjatë muajit korrik në Palestrën e renovuar të Sporteve në Prizren, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do t’i zhvillojë dy ndeshje.

Postimi i plotë

Reprezentacioni i Kosovës në Basketboll, do t’i zhvillojë dy super ndeshje në Prizren

Sot, prita Kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe anëtarët e bordit, Leart Hoxha dhe Rrahman Përteshi, me të cilët diskutuam për organizimin e ndeshjeve me Danimarkën dhe Zvicrën në Qendrën e sapo renovuar sportive “Sezai Surroi”. Në fund të korrikut do të jetë festë në Prizren, pasi këto ndeshje do të shoqërohen me spektakle.

Ndër të tjera, biseduam edhe për planin e FBK-së për zhvillimin e basketbollit, duke paraparë ndërtimim e një palestre të re, me standarde evropiane, në Prizren.

Sukseset e basketbollistëve prizrenas meritojnë mbështetje, e cila nuk do të mungojë asnjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here