PRIZRENI ME RAJON

Në lagjen Jeta e Re po punohet në ndërtimin e infrastrukturës

Në lagjen Jeta e Re po punohet në ndërtimin e infrastrukturës
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Qershor 2023, 16:39

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se në lagjen Jeta e Re po vazhdojnë punimet në rregullimin e kanalizimit, shtrimin e rrugës me kubëza dhe krijimin e shtegut të biçikletave.

Njoftimi i plotë:

Po vazhdojnë punimet në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës në lagjen Jeta e Re – rruga Agim Bajrami tek Hekurudhat” që përfshinë komplet kanalizimin, shtrimin e rrugës me kubëza dhe krijimin e shtegut të biçikletave.

Kjo rrugë, e një rëndësie të veçantë, do ta zgjidhë çështjen e qasjes në shtëpia e bizneset e kësaj pjese të qytetit dhe do të shërbej si segment anësor që ndikon në shkarkimin e trafikut të përgjithshëm të Prizren.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika