Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se të enjten në laboratorin e këtij institucioni të Kujdesit Parësor Shëndetësor, filloi të realizohet një ndër analizat më të rëndësishme për shtatzëna – Triple test!
Në laboratorin e QKMF-së në Prizren filloi realizimi i analizave Tripl test pa pagesë

“Kjo analizë kryhet me qëllim të vlerësimit të propabilitetit për anomali kromozomale të fetusit. Ky test shërben për depistimin e Sindromës Doën, Spina Bifida dhe Trizomisë 18. Testi bëhet nëpërmjet gjakut të nënës prej javës 14-20 të shtatzënisë .Rezultatet e testit jepen brenda ditës.
Një ndër analizat më të shtrenjta në laboratorët privat për herë të parë në një institucion publik shëndetësor në vend, bëhet pa pagesë”, ka njoftuar drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Totaj kërkon intensfikimin e kontrolleve në vende të punës: Asnjë punëtor nuk duhet ta humbë jetën duke siguruar jetesën për familjen e tij

Kanoset një zyrtar policor në Prizren, i dyshuari po kërkohet nga Policia

Arrestohet një person pas vdekjes së 24-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

