Për nder të 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare Rome, Teatri Rom “Nexhip Menekshe”, do të përformoj shfaqjen eksperimentale “Hijet” nga autori dhe regjisori Kaltrim Balaj.
Në këtë shfaqje bëhet fjalë për një muze arkeologjik, i cili mund të shkaktoj ndjenjë emocionale të fuqishme kur paraqiten ngjarjet tragjike të kaluara.
“Një prej tyre është Holokausti, ku viktimat vuajtën thellë në trup dhe shpirt. Shfaqja “Hijet” në Teatrin Rom portretizon historinë e popullit rom gjatë holokaustit dhe synon të promovoj ndjeshmërinë, respektin dhe tolerancën ndaj tyre. Megjithëse eksperienca mund të jetë e dhimbshme, është e rëndësishme të mësohet nga historia dhe të mbrohen të drejtat e njeriut”.
Në njoftim thuhet se për shkak të numrit të limituar të publikut, hyrja është vetëm me ftesa.