PRIZRENI ME RAJON

Në ditën e xhuma, kryetari Totaj vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

Në ditën e xhuma, kryetari Totaj vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2023, 11:38

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku zhvilloi një takim me myftiun Naim Tërnava.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësisë Islame e Kosovës me Komunën e Prizrenit, për çka Myftiu Tërnava, u shpreh tejet falënderues, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, kryetari Totaj, së pari uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai vlerësoi dhe çmoi lart kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësia Islame e Kosovës dhënë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë.

Në fund të takimin, Myftiu Tërnava, i dhuroi kryetarit Totaj botimin “Sallnametë e Vilajetit të Prizrenit (1873-1874) I-II”, i botuar nga Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika