Gjatë qëndrimit në Romë, në kuadër të një vizite studimore, një grup nxënësish të “Loyola-Gymnasium” kanë vizituar sot pasdite Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, ku janë pritur ngrohtësisht nga znj. Lendita Haxhitasimi, Amabasadore e vendit tonë në këtë shtet. Ajo shprehu kënaqësinë e saj të veçantë që për herë të parë po priste një numër kaq të madh vizitorësh nga Kosova. Kjo vizitë është realizuar sot, në ditën kur Kosova feston ditëlindjen e saj të 15-të, me ç´rast për të gjithë ishte një moment feste e me emocione të veçanta.
Drejtori i “Loyola-Gymnasium”, z. Enver Sulaj, e ka falënderuar znj. Haxhitasimi dhe stafin e saj për pritjen e ngrohtë e vëllazërore për grupin prej 58 nxënësish e tre profesorësh të “Loyola-Gymnasium”, të cilët po qëndrojnë në Romë nga data 11 shkurt, në kuadër të një projekti studimor që synon njohjen me traditën dhe vlerat kulturore e arkeologjike të Romës, të cilat poashtu paraqesin edhe atraksione më vete dhe janë të vizituara nga turistë nga mbarë bota.






