PRIZRENI ME RAJON

Në Bellobrad të Dragashit, policia ndërpret dasmën dhe dëbon edhe lodrat nga oborri

Në Bellobrad të Dragashit, policia ndërpret dasmën dhe dëbon edhe lodrat nga oborri
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2021, 14:52

Policia ka ndërhyrë në një dasmë, e cila po organizohej brenda oborrit të një shtëpie në Bellobrad, duke i dëbuar edhe lodrat nga aty. Sipas raportit të policisë, krejt kjo ka ndodhur në kuadër të mbikëqyrjes së masave parandaluese ndaj Covid-19.

“Njësitet policore, të përkushtuara në zbatim të masave Anti Covid-19, në zbatim të planit operativ, si dhe në kuadër të ndërmarrjes së masave ndaj atyre që nuk i respektojnë vendimet e marra nga institucionet e vendit, në fshatin Bellobrad, komuna e Dragashit, kanë intervenuar në një aheng familjar, ndërsa organizatorit i është shqiptuar fletëparaqitja”, thuhet në raportin e policisë, duke shtuar se të gjithë të pranishmit në atë aheng i ka shpërndarë, përfshirë edhe lodraxhinjtë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika