PRIZRENI ME RAJON

Në bashkëveprim me një të mitur e sulmuan një person për t’ia marrë çantën me para, arrestohet i dyshuari në Prizren

Në bashkëveprim me një të mitur e sulmuan një person për t’ia marrë çantën me para, arrestohet i dyshuari në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Nëntor 2024, 12:40

Një person është arrestuar pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër të mitur duke e sulmuar thikë kanë tentuar t’ia marrin një personi tjetër çantën me para.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:20, në Prizren.

Po ashtu në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më 06.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër të mitur, duke e sulmuar me thikë kanë tentuar t’ia marrin viktimës mashkull kosovar çantën me para. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika