Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar në tre vjetorin e shkuarjes në Hagë, familjet e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Në llogarinë zyrtare në Faceboook, ai tha se heronjtë janë më shumë se individë – pa çka se bartin emra të përveçëm.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajon dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull. Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë”, tha Krasniqi.





