Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike dhe paqësore për, siç tha ai, mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë, duke shtuar se një konflikt me NATO-n nuk i nevojitet vendit të tij, në këtë moment.
“Po përpiqemi të luftojmë me të gjitha mjetet diplomatike dhe paqësore për ta ruajtur popullatën tonë. Konflikti me NATO-n nuk na duhet në këtë moment, por nuk do të lejojmë pogromin dhe dëbimin e njerëzve tanë”, deklaroi Vuçiq gjatë një vizite që bëri të martën në fshatin Stanjevë, në Qarkun e Rasinës në Serbinë qendrore, raporton Novosti, transmeton KosovaPress.![]()
Gjatë bashkëbisedimit me banorët në këtë zonë, ai tha se e kupton “zemërimin dhe mllefin” që ata kanë, për shkak të asaj që ai e cilësoi si “veprimtari të shfrenuar të Albin Kurtit” në Kosovë.





