Çmimet e prodhimit në Kosovë ishin më të larta në tremujorin e dytë 2026 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, njofton Agjencia e Statistikave e Kosovës.
Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë, sipas ASK-së, u rrit me 0.9% në TM2 2026 krahasuar me TM1 2026, ndërsa në krahasim me TM2 2025, çmimet u rritën mesatarisht me 4.6%.
“Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë (IÇP) pati një ngritje prej 0,9 % ndërmjet TM2 2026 dhe TM1 2026. Po ashtu, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2026) çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 4,6 %.”- thuhet në komunikatë.
Tremujori i dytë 2026 – Tremujori i parë 2026 0,9 %
Çmimet e prodhimit në Kosovë patën një ngritje prej 0,9 % në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2026.
Sipas ASK-së, ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i pijeve 3,2%; prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove 2,6 %; i metaleve 2,3%; produkteve të gomës dhe të plastikës 2,0%; energjisë elektrike, gazit dhe furnizimit me ajër të kondicionuar 1,1 %; veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave si dhe rikuperimi i materialeve 1,0%; prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 1,0%”.
Pas tyre vijnë: xeherorët dhe guroret tjera me 0,9%; prodhimi i tekstilit 0,7%; përpunimi i produkteve ushqimore 0,6%; prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara–thurëse 0,6%; prodhimi i produkteve minerale jometalike 0,6%; prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 0,4%; dhe prodhimi i mobilieve 0,1%.
Rënie të çmimeve pati te prodhimi i veshjeve dhe te prodhimi i lëkurës
“Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i veshjeve (-6,4 %), prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës(-2,7 %).”- bën të ditur ASK.
4.6% rritje në TM2/2026 krahasuar me TM2/2025
Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 4,6 %, në mes të TM2 2026 dhe TM2 2025.
ASK tregon se ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 32,2%; prodhimi i pijeve 20,1%; prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 14,7%; prodhimi tjetër p.k.t 9,8%; prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës 3,8%; prodhimi i produkteve minerale jo metalike 3,3%; përpunimi i produkteve ushqimore 3,2%; prodhimi i mobilieve 2,6%; prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 2,4%, etj.
Rritja u zbut nga ulja e çmimeve në prodhimin e veshjeve, prodhimin e lëkurës dhe produkteve prej saj, prodhimin e produkteve metalike si dhe në grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave.
“Ngritja u neutralizua nga ulja e çmimeve te: prodhimi i veshjeve (-6,4 %), prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-2,8 %), prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1,6 %), veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve (-1,0 %).”
Komunikatën e Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e dytë (TM2) 2026, mund ta gjeni KËTU.