LAJME

Delegacioni i Universitetit Trakya vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti”, në fokus organizimi i takimit të Balkan University Association në Prizren

Delegacioni i Universitetit Trakya vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti”, në fokus organizimi i takimit të Balkan University Association në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2026, 11:32

Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, së bashku me prorektoren Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, pritën në takim delegacionin e Universitetit Trakya nga Republika e Turqisë.

Sipas njoftimit, delegacioni u kryesua nga rektori i Universitetit Trakya, Prof. Dr. Mustafa Hatipler, ndërsa pjesë e delegacionit ishin Prof. Dr. Sedat Üstündağ, prorektor dhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë; Prof. Dr. Ali Yılmaz, dekan i Fakultetit të Stomatologjisë; Prof. Dr. Alkin Çolak, kryemjek; Prof. Dr. Mehmet Çelik, specialist i Endokrinologjisë dhe drejtor i Kapitalit Qarkullues; Prof. Dr. Cenk Mısırlı, drejtor i Departamentit të Punëve Ndërtimore; Doç. Dr. Ali İhsan Meşe, zëvendëssekretar i përgjithshëm dhe këshilltar i rektorit; Öğr. Gör. Ali Küçükoğlu, drejtor i Zyrës së Rektorit, si dhe Kamil Öz dhe Aytaç Anar, staf i transportit.

Siç bëhet e ditur, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, me fokus në shkëmbimet akademike, bashkëpunimin institucional dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Një pjesë e veçantë e diskutimeve thuhet se iu kushtua organizimit të takimit të radhës të Balkan University Association (BUA) në Prizren, meqenëse Sekretariati i këtij asociacioni i takon Universitetit Trakya. Në këtë kuadër, bëhet e ditur se u diskutuan çështjet organizative dhe mundësitë e bashkëpunimit për realizimin e suksesshëm të këtij takimi në Prizren.

Sipas Universitetit, takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve akademike ndërmjet Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit Trakya.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika