PRIZRENI ME RAJON

​Ndotja e ambientit, sekuestrohen mjete të rënda në Krushë të Vogël

​Ndotja e ambientit, sekuestrohen mjete të rënda në Krushë të Vogël
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Tetor 2022, 16:01

Policia e Kosovës ka asistuar sot inspektorët e Komisionit të Pavarur të Minierave të Kosovës, gjatë inspektimit në fshatin Krushë e Vogël, Prizren, janë hasur disa makineri që kanë qenë duke operuar në nxjerrjen dhe përpunimin e rërës së lumit.

Nga inspektorët përgjegjës është konstatuar së pronarët e mjeteve nuk kanë lejet përkatëse.

Bashkë me policin në konsultim me prokurorin kujdestar vendi është rrethuar me shirit, mjete janë sekuestruar përkohësisht.

Kundër të dyshuarve do të procedohet lënda për veprën penale përkatëse.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika