PRIZRENI ME RAJON

Ndërtimi i tualeteve publike dhe rifunksionalizimi i Qendrës Rinore në lagjen “Ortakoll”, temë diskutimi mes kryetarit Totaj dhe qytetarëve

Ndërtimi i tualeteve publike dhe rifunksionalizimi i Qendrës Rinore në lagjen “Ortakoll”, temë diskutimi mes kryetarit Totaj dhe qytetarëve
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Dhjetor 2023, 13:07

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari, Shaqir Totaj, mbajti takimin e tretë tremujor, me ç’rast u diskutua për punën në ndërtimin e praktikave të qëndrueshme të pjesëmarrjes publike dhe forcimin e partneritetit ndërmjet qeverisjes lokale dhe grupeve të qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e aktiviteteve për implementimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Komunën e Prizrenit, që mbështetet nga USAID, Kryetari Shaqir Totaj mbajti takimin e tretë tremujor, me ç’rast u diskutua për punën në ndërtimin e praktikave të qëndrueshme të pjesëmarrjes publike dhe forcimin e partneritetit ndërmjet qeverisjes lokale dhe grupeve të qytetarëve, në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës së banorëve të Komunës sonë.

Ndërtimi i tualeteve publike dhe rifunksionalizimi i Qendrës Rinore në lagjen “Ortakoll” ishin pjesë e bisedës, të cilat projekte janë në proces të realizimit.

“Me përkushtim, çdo ditë e më shumë jemi duke e rritur bashkëveprimin mes qytetarëve dhe zyrtarëve komunalë” – u shpreh Kryetari Totaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika