Të mërkurën në Gjermani, ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare, veprimtari i çështjes kombëtare nga Korisha, Shaban Bobaj, bëjnë të ditur të afërm, miq dhe bashkëvendas të tij.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prizren, Faruk Dakaj, në një postim të tij në facebook kushtuar veprimtarit Shaban Bobaj, shkruan se i ndjeri një jetë të tërë e kaloi në shërbim të kombit.
“Baca Shaban ishte njëri nga pesë themeluesit e fondit të tre përqindëshit në kuadër të qeverisë së Kosovës në mërgim, organizator i shumë demonstratave të shqiptarëve në qytetet e Gjermanisë për pavarësinë e Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi. Ishte njeri i urtë, intelektual, aktivist e punëtor.





