Search
TV Prizreni Urë mediale!
Home PRIZRENI ME RAJON Ndalohet hyrja e 67 shtetasve të huaj në mënyrë ilegale në pikën kufitare të Vërmicës
  • PRIZRENI ME RAJON

Ndalohet hyrja e 67 shtetasve të huaj në mënyrë ilegale në pikën kufitare të Vërmicës

TV Prizreni
-
June 20, 2022
0
Ndalohet hyrja e 67 shtetasve të huaj në mënyrë ilegale në pikën kufitare të Vërmicës
Policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë ndaluar hyrjen e 67 shtetasve të huaj në mënyrë ilegale në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ata janë informuar se në në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë vërejtur disa dhjetëra refugjatë.

Me të marrë këtë informacion Policia thotë se bashkë me kolegët nga Shqipëria kanë hartuar një planë të përbashkët për ndalimin e hyrjes së tyre në Kosovë.

“Sot me datë 19.06.2022, rreth orës 16:50, Policia Kufitare (DRPK), konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje kufirare- SPMK Vermicë, ka pranuar informatën se në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë vërejtur disa dhjetëra refugjatë

Me të pranuar informacionin menjëherë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Policinë homologe shqiptare është hartuar një plan taktik për parandalimin e tyre që mos të lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës. Sipas informacioneve patrullat homologe të Policisë së Shqipërisë, deri më tani kanë ndaluar 67 shtetas të huaj (refugjat) ilegal dhe janë duke u marrë me trajtimin e tyre”, thuhet në njoftim

 

SHARE.
Previous article Kryesia mban mbledhje, në rend dite sërish Projektligji për Trustin
Next article Vdekja e sirianit në Vërmicë, policia e Prizrenit nis hetimet
TV Prizreni
https://tvprizreni.net

LEAVE A REPLY Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here
You have entered an incorrect email address!
Please enter your email address here

© Newspaper WordPress Theme by TagDiv