Të mërkurën ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare, anëtari shumëvjeçar i ShKA “ Agimi”, Bujar Laçi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik në rrjete sociale, familjarë të të ndjerit. “Sot, më 19 Tetor 2022, pas një beteje të gjatë me sëmundje nderroi jetë më i dashuri ynë Bujar “Bubi” Laçi.
Ndahet nga jeta anëtari shumëvjeçar i ShKA “ Agimi”, Bujar Laçi

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, 20 Tetor 2022 në varrezat e Prizrenit në orën 13:00. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia në orën 12:30.”, kanë shkruar familjarë të të ndjerit.
Bujar Laçi, përveç angazhimeve në organizmin më të vjetër kulturor në vendin tonë, deri në pension ka punuar edhe në Qendrën e Kompetencave “ 11 marsi”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ngjitet për të rregulluar defektin elektrik – vdes nga goditja e rrymës një 50-vjeçar në Manastiricë të Prizrenit

Policia godet parkingjet e parregullta në Prizren – 106 gjoba vetëm për dy orë

Arrestohet një person i kërkuar në Mamushë, ishte i dënuar me mbi 1 vit burg efektiv

