PRIZRENI ME RAJON

Muzeu Arkeologjik i Prizrenit së shpejti mund t’i presë vizitorët dhe t’u ofrojë një përjetim të veçantë me të paktën një mijë artefakte

Muzeu Arkeologjik i Prizrenit së shpejti mund t’i presë vizitorët dhe t’u ofrojë një përjetim të veçantë me të paktën një mijë artefakte
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2022, 10:31

Në një postim në faqen e saj në facebook, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka njoftuar se Muzeu Arkeologjik i Prizrenit së shpejti mund t’i presë vizitorët dhe t’u ofrojë një përjetim të veçantë me të paktën një mijë artefakte, që tregojnë epokat e zhvillimit të Prizrenit, nga neoliti e deri te periudha osmane.

Në Prizren numri i vizitorëve po shënon rritje progresive nga viti në vit, andaj rifreskimi i ekspozitës në muzeun arkeologjik ishte domosdoshmëri e kohës.

Një nga objektivat kryesore të QRTK Prizren po bëhet e mundur falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thuhet në njoftim./

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika