Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur sot kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca, bashkë me të cilët kanë bërë homazhe në përvjetorin e vrasjes së familjes Berisha.
“Në kujtim të ngjarjes së 26 Marsit, prita në homazhe Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ngjarjet si kjo nuk duhet t’i harrojmë” ka shkruar Muharremaj në Facebook.





