Bali Muharremaj ka takuar sot punëtorët e Eko-regjionit të cilët janë në grevë më kërkesën e vetme, rritjen e pagave.
Kryetari i Suharekës ka përkrahur kërkesat e tyre, ani pse çështja e rrogave nuk është kompetencë e komunës.
Pavarësisht kësaj, Muharremaj e ka futur në rendin e ditës të asamblesë komunale (pika e tetë) rritjen e taksave komunale dhe në të njëjtën kohë rritjen e pagave për punëtorët e Eko-regjionit.





